>
LETERSISHQIP

Në Kërkim Të Fatit

Znj. Reile Hildebrandt
Sa shumë lustra fjalësh për paqaën
po botës s'ia ndërron fgaqen
prej mesjete
ne histori
s'ia ndërron kush numrin
kësaj flete
të lirbrit të fatit

Karvane të pandalura
nëpër rrjeta rrugësh
të labirinthit në Ballkan
jetë insektesh bënin
nëpër shekuj

Nga muri kinez
deri te Muri i Berlinit
nëpër gjurmët e hirin
fati shtijohej
nga brezi në brez

Edhe sot
nën harkun e fatit
rrjedh ai lumë i pagjumë
njerëzish
për të dalë
në atë fushë jeshile të Edenit