>
LETERSISHQIP

Ftesë

A i ndërrojmë rolet?
Veq mallin ta shymim
unë po vi n'vend tëndin
ti eja n'vend timin.

Ti varur për mua
unë varur për ty
dy zemra t'bashkuara
bëjnë botë pa kufij.

Mos u dëmto ti
po dëmtohem unë
të shuhem për ty
se të dua shumë.

Të prekë krahët tu
si flatra pëllumbi
më s'është me rëndësi
le t'më vij dhe fundi.

Vetëm botën tënde
dua të ta njoh
unë po bie viktimë
ti shko e jeto.