Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tronditje Kohësh

I thotë e djeshmja të sotmes
unë lart e ti poshtë qëndrojmë
e sotmja i thotë të djeshmes
s'bëre gjë fare për fatin tonë
përgjatë ecjes së vet
ky ndërrim kohësh
kërkon dritë dhe identitet
jo rrallë na mashtron lakmia
kur dalim në maje,
pa çarë kokën se çfarë thotë populli
ata të lodhurit t'përvuajturit
me dhembjet e tyre ndër llërë
kot provojmë t'i lëkundim askushët
Shqiprëinë, ata, e kanë nënë.

- Poezi nga Shaban Cakolli

- U dërgua nga perla -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim