>
LETERSISHQIP

Dikur Dhe Tash

Kur u nisëm n'rrugën e dritës
jeta me vdekjen
qëndronin bashkë
shtrat për shtrat
ndanin epilogun në lojë gjaku
pa dhembje assesi s'ka bërë
shpirtin shtrëngoja me dhëmbë
duroj, prapë, sa mund të durohet
nga caku nuk lëkund dot mendjen
edhe në vdeksha
s'dua të vdes pa emër.