>
LETERSISHQIP

E Ndjej Thirrjen E Nënës

Shkojnë stinët
dhe prapë vijnë
dhembjen
ç'ma kanë bërë grumbull
e ti, biri i nënës
kaq vite je humbur,
thirrja jote, nënë
zemrë po ma gris
këtu i mërguar n'male
në një qytet të Gjermanisë
a je lodhur
a je plakur, nënë
nëpër atë furtunë
saherë të kujtoj unë ty
motet më rëndojnë më shumë.
U dërgua nga:perla