>
LETERSISHQIP

Te Menduarit Gomarisht

Na ishte seç na ishte
njëherë në Druvarë
nje gomar
mizat i priste me bisht
dhe mendonte gomarisht.
Nuk jetohet
me barrë në shpinë
do te iku
do ta lë shtëpinë!
Iku gomarziu
e la shtallën
shkoi në fund t'katundit
ia krisi pikës së gjumit.
Dhe,kur i doli gjumi
pa ujkun te lumi.
E ktheu kokën anash
pak sa me përtesë
ujku dhëmbëmprehti
i thote"Mirëmëngjez"
Deshi gomarziu
te bëjë një taktikë:
Me fal se po iki
prijësi ujqërisë,
atje më pret zotëria
shumë punë ka shtëpia!
Të ikësh nuk ia del
or gomar dembel
unë dhe ti
duhet shtruar një duel
më vjen keq gomar zotëria
por barkun tim,e ka marrë uria.
Dënesi gomari
e tha fjalën e fundit:
Ah,edhe njëherë
sikur t'i kthehesha bujkut
dhe tú shpëtoja
dhëmbëve të ujkut
barra do të më dukej
e lehtë si vesë
të gjitha punët do t'i bëja
pa përtesë.
Thonë që nga ajo ditë
ai gomar
kurrë më ngrëri bar
as mizat nuk i priti me bisht
nuk mendoi më kurrë gomarisht!
U dërgua nga:perla