>
LETERSISHQIP

Je Bere Drite Rrugeton Me Ne

ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU
Lindjen e pate me gëzime
e krisma pushke
jetën të vështirë e pate
por kurrë, nuk u kërruse.

Ec, e ec, nëpër furtunë
në fëmijëri, u bëre burrë
kur dritën donin të na e shuanin
regjimi pushtues
u bëre mësues.

Çdo ind e shkrive
me mund, përë këtë vend
u përballe, para hordhive
me shpiert e me penë.

Vuajtëjet, shqiptarisht
vendimet, mençurisht
i shquar për kuvend
i zdërvjellur në letër
e penë
BACA ADEM

I dashur
ia kaloje çdo miku
i kalitur
O burrë Gjurgjeviku.

Kombin, shumë e doje
sa bukur i vargëroje
"Krenari e Pikëllimin"
Sikur të e vargëroje me Naimin
"Lulja la Lulishtën"
Sikur të e vargëroje me Fishtën.

Për kujtim, së fundi na e fale
përmbledhëjen "Përballje"
Një mbishkrim në te, na mbeti brengë
"Kujtojeni Bacën Adem, kur më nuk do të jenë"!

E me atë brengë, errëm e ngrysem
në vegim i shoh:Ademin e Fishtën
nën një fryt ulliri
i shoqëron Naimi
me një dritë qiriri.

Shkruajnë, ligjërojnë
i bëjnë lutje Zotit
për të mirat
e Atdheut dhe kombit.

I dashur vëlla
i çmuar mik
u shëndrove në dritë
ndriqove rrugën
të rrugëtojnë breznitë.

Të jetojnë veprat
të jetojnë fjalët
Baca përtrihet
Baca ringjallet
te çdo shqiptarë
me zemër miku
jeton i gjallë
ADEM GJURGJEVIKU.