Më mbaj mend (për 1 muaj)

Une Jam Pafajsia

(RAMUSH HAJRADINAJT)

Unë jam ky,
ju jeni drejtësia
ndrydhni e shtrydhni
Dosjet e mia
Unë jam pafajsia

Gjiri i popullit
më dha ngrohësi
unë jam shkëndijë
të drejtën e kam në shpirt
Frikën sé dijë

Nuk më trembet syri
nuk më dridhet buza
për shpifje e akuza



Padrejtësi e shtypje
kurrë nuk i deshta
kundër shtypjeve u ngjesha
qëndresë bëra nëpër kreshta

Unë isha UÇK
Dikush më pyet pse?
robërinë e kisha halë në sy
rrugëtoja për Liri

Ishim luftëtarë të mirë
vendin e bëmë të lirë
kur nisëm në vend ndryshime
barra ngarkuen mbi shpinën time

Por jo,nuk dua mjegull
unë vet drita jam
jam biri i paprekur
popullin me veti i kam

Kur më thërret drejtësia

pa hamendëje i rri pranë

nuk kam përse i përdridhem
vet drejtësia jam


Drejtësia mund të vonohet
por kurrë nuk të braktisë
Në njëqind vjetorin e pavarësisë
unë faqebardhë,ndrita,u bëra pishë

Sot me nëntorin njëzet e nëntë
Krenohu o Nënë

unë biri yt çelik
jam në gjirin tëndë
popullin e bëra fisnik

Më ndiqnin për ndonjë krrokamë korbi
që i vrau lakmia,më në fund i vrau Zoti
Por drejtësia mori vendim
të kthehem fytyrë ndritur,në gjirin e popullit tim

- poezi nga Shaban Cakolli


- Poezia u dërgua nga perla -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet