>
LETERSISHQIP

Poemë E Ndërrimit Të Viteve

Shkon një vit
e vjen një tjetër
ne jetojmë
me avaz të vjetër
asnjëri të mirë s´na pruni
kërkojmë punë,nuk gjejmë gjë kundi
Kot po rrijmë,po s´na zë gjumi
na u ka krrebë,barku prej uni
Jemi rrudhë si petët e piteve
tue pritë lëmoshë,në ndërrim të viteve
Viti plak,veç po çalon
e theu qafën e po shkon
plot hajni,e korupcion
Mezi i shkreti,po e bartë thesin
e pat ngrënë fort"Plazma Keksin"
Herë me tánët,herë me Euleksin
Le të shkon,he e lëshoftë toka
Plak si ai,mos na shkeli nga porta
Mirë se vjen ,o Viti i Ri
Lutemi të mos i ngjash atijë
Dhe eja,po eja me këthesa
për ty po luten shumë shpresa
Të na ndritësh,bardh si drita
Mos u ndiko,nga Politika
Se këtu babush në mes nesh
Politika është bërë lesh
Rrijmë në kolltuqe,me kravata
Na u është mbushë vendi barikada
Kujdes të lutem babush
se këtu leht,të mashtron ndokush
Me të ftuar nëpër pallate
të shtrojnë dreka,të qesin kafe
Pak më larg kokën me e ngre
sheh fëmijë,pa kulm,pa strehë
Do i kanë faqet kuq si molla
do s´kanë këpuca,as pantolla
disa rrojnë në pallat të bardhë
Në Prishtinë rrugët me plot lypsarë

Disa flejnë në gjokse të perrinave
disa kërkojnë,në shporta të mbeturinave
disa rrijnë në kafene
disa nuk kanë bukë me çka me ble
Disa flasin shumë për ligjin
sa të vëjnë maskën,ia mbledhin gishtin
Ne e kemi një merak
na ndihmo,o Baba Plak
Se mjaft rrugëve jemi lazdrue
Tani kemë nevojë me punue

Jemi lodhur,tue plaçkitë natën
Duam me djersë,të fitojmë kafshatën
Na shkoj jeta,copa-copa
Vizitoj babush do porta
Aty zhagas po bartet droga
Jo shumë rrallë,po na vjen puna
humbasin koka,s´ju gjindet gjurma
Si me thënë?Mozomakeq
Ditën engjuj,natën dreq
na e kanë futë kokën në thes
se kthen syrin,kush prej nesh
S´kanë fëmijët me çka shkojnë të shkolla
me karroca,në treg bartin molla
Vijnë do na flasin but dhe ëmbël
sa t´na e kthejnë shpinën,na e luajn Nënën
Te ne ka humbë krejt marifeti
gjithësecili kërrabë për veti
Më shumë në terr po na lë KEKU
jemi bërë sikur statujë
njëherë në javë,na japin ujë
Me folë me zë,po na kërcnohen
mos me folë,nuk po durohen

Ndoshta të lodha,more babush
Me ty fola,mos të e dijë kush
Qe një vit të presim ty
me na ardhë me energji
Po ta japim ty kuvendin
veç mundohu pak ndreqe rendin
Jemi të urtër nuk kërkojmë shumë
Secili duam ngapak punë
Qoftë të rënda,qoftë të lehta
se pa punë krejt na shkoi jeta
S´bëjmë kërkesa çka teprohen
Duam fëmijët të na shkollohen
Ngapak shpresat me na i ndritë
Duam bukë,ujë edhe dritë
dhe ngapak remont shtëpitë
S´jemi shumë,jem dy milion
Te ne bota po huazon
shiqo rendin pak si po shkon
derdhen kasat e shkojnë n´hamam
Ti babush,pak mbaje rendin
më pas të mirat ngarendin
Të dëshirojmë fat e shëndet
po të falim gjithë nga një vjet
Si na shkoftë ne puna mbarë
gjitha me zemër të qofshin falë
Nëse sillesh si plaku që shkoj
ka me u ba populli rasoj
më s´duron se shumë duroj....