>
LETERSISHQIP

Të Tërbuarit

I verbëroi magjia e zezë
Erdhën të verbër, kurrë nuk u ngopën
edhe na e bënin zap tokën
edhe na e kërkonin kokën!
Ata bijë kasapi
lakmia i kapi
të ushqeheshin me mish arbëri

Duro zemër
duro asht
të pacipët, e pa emër
i hypnin kalit mbrapsht
desh na kapërdiu
kjo bishë njeriu
se mendimi i tharbur
mëlqitë ua pat kalbur
u desh të durohen njëqindvjet
Deri sa i kalli etja e vet.