>
LETERSISHQIP

Nxitoj E Shkoj Poeti

poeti i ndjerë Fehmi Korça
NXITOJ E SHKOJ POETI
(Fehmi Korçës)

Me ty poet
kaluam shumë vjet
në të njejtin qytet
dhe hallet i kishim, njejt

E kujtoj
si, ne bijët e Dardanës
u rritëm si për vrimë
të gjilpërës

ikëm nga bijët e Satanës
ik nga njëri, ik nga tjetri
bashkë në rrugë
kurbeti

Me ty patem
shumë çaste takimit
nëpër orë letrare,
metropoleve të mërgimit

Patëm lënë fjalë
të shihemi te porta
kot u përpoqa
Sa shpejt nxitove
O, Fehmi Korça!

Shpirti i yt
Atdhedashuri veshur
nuk u trembej kohërave
kur kishte furtuna e breshër
Gjëthnjë ishe i buzëqeshur

Shkuarëjen tënde
aspak nuk e deshtëm
Po, çfarë të bëjmë?
Zoti kështu të dashti
Engjull të buzëqeshur

Po, si na ndau
Vdekja e pa besë
Spata kohë të falë
as lule, as shkresë
mbeta tue dënesë

Ti për kujtim
na i le veprat
Dhëmbje ndjenë Korçajt, e Lecajt
Nga dhimbja u tundën dhe kreshtat

Në vargun tënd
u poqa, u dogja
sa shpejt nxitove
O, Fehmi Korça

Ke lënë shumë shkresa
pa i hedhur në dritë
na i le neve, dhe vëlla Ganiut
të i ngrisim në piramidë

Vargun të e bartim
te njëri, te tjetri
kurrë nuk harrohet
as nuk vdes poeti

Kurrë nuk harrohet
Vepra e Fehmiut
E një poeti
të lindur në Gmicë
prore do mbetet
Ëmblemë e Shqiptarisë