>
BIOSHQIP
Biografia
I lindur më Komunen e Vushtrrisë, kreu shkollën fillore e gjimnazin i kreu ne Vushtrri, ndersa Fakultetin Filozofik Dega e Gjuhes Angleze në Prishtinë. Nga 1 Shtatori 1978 e deri në Janar 1999 punoi ne QAMO, përkatesisht Gjimnazin “M. Bekteshi”. Nga 11 Janari deri me 20 Mars 1999 punoi për OSBE. Pas luftes, krahas punës si përkthyes në UNMIK deri më 31 Gusht 2005 mbajti gjysëm norme në gjimnaz (një kohë edhe pa pagesë). Ka qenë pjesemarrës aktiv i shumë aktiviteteve në vitet 90 – Kryetar i Aktivit të katërt të LDK për Dardaninë (1990 – 1996), Anëtar i Forumit të Intelektualëve të Vushtrrisë, Shoqatës për luftimin e analfabetizmit “Motrat Qiriazi”, etj. Si i ri u mor me sport - luajti basketboll për KB “Llamkos” Vushtrri. Kishte ushtruar edhe hendboll. Për disa vite pas lufte ishte Kryetar i Bordit të Klubit të Basketbollit "Kosova" nga Vushtrria (klubi është antar i elitës së basketbollit të Kosovës), dhe vazhdon të jetë anëtar i Bordit. Me shokët e gjeneratës - Ruzhdi Latifin, Avni Dallkun, Sali Gjyshincën, vëllezërit Vilanci etj ishin nder me te miret e futbollit të vogel ne Vushtrri në vitet 70, 80‚ 90. Nga mesi i viteve `90 mirret me aktivitete kulturore – këndon e komponon kengë të muzikës popullore. Deri më tani ka realizuar shumë këngë, të shkruara dhe komonuara nga vetë ai. Angazhimet e para muzikore i pati në SHKA „Hasan Prishtina“, më vonë "Lutfi Musiqi", që e patën themeluar në gjimnaz më 1996 bashkë me Ferat Mulin, Bekim Melenicen, Vedat Maxhunin, Naim Hysenin, Safet Shalakun, Din Maxhunin, Niman Bajraktarin, Osman Kosumin e kolegë të tjerë. Eshtë i bindur se gjimnazi ishte kolektivi punues me këngëtarë më të mirë në Kosovë. Nga viti 2000 është antar i rregullt i Ansamblit të Këngëve e Valleve „Hasan Prishtina“ të Vushtrrisë. Shumica e këngëve janë komponime të tija, po ka edhe komponime të Pranvera Badivukut, Hysni Klinakut, Fazli Rashicës, Arbër Krasniqit etj.

Në vitin 2001, publikoi albumin e parë me titull "Njëri–tjetrin Ta Çmoni".

Në Festivalin nderkombëtar “Përmeti 2003” interpretoi këngën e Vushtrrisë me tekst të tij e muzikë të Pranvera Badivukut.

Në Qershor 2004, Shaban Krasniqi merr pjesë në PoliFest 2004 me këngën "Kënga E Vushtrrisë".

Në vitin 2004, merr pjesë në festivalin mbarëkombëtar “Gjirokastra”, bashkë me orkestrën e Ansamblit “H. Prishtina”, ku interpretoi këngën “Kur më del në derë”.

Në Qershor 2004, Shaban Krasniqi merr pjesë në PoliFest 2004 me këngën "Vushtrria".

Në vitin 2004, publikoi albumin e dytë me titull "Kur mbrëmja bie".

Në Flakadani i Karadakut 2006, shpallet këngëtari më i mirë në interpretim “live” në konkurencë mes dhjetra ShKA-ve.

Në “Zambaku i Prizrenit 2007, u paraqit me këngën “Vallja e luleve”, sipas motiveve të poezisë së Lasgush Poradecit e me muzikë të tij.

Në Lyrafest 2007 mori pjesë me këngën “Qupëzë e bardhë”. Teksti ishte i kombinuar nga Agolli, Cajupi dhe Noli, ndërsa muzika nga Sh. Krasniqi.

Në Gusht 2008, Shaban Krasniqi merr pjesë në Zambaku i Prizrenit 2008 me këngën "Me Ju Vjen E Bukur Pranvera" me tekst të Milazim Sejdiut e muzikë të Pranvera Badivukut.

Në festivalin Anadrinia 2008, shpallet këngëtari më i mirë në interpretim “live” në konkurencë mes dhjetra ShKA-ve.

Në vitin 2009, merr pjesë në festivalin mbarëkombëtar “Gjirokastra”, bashkë me orkestrën e Ansamblit “H. Prishtina”, ku interpretoi këngën “E kujtoj atë takim”.

Në Korrik 2009, Shaban Krasniqi merr pjesë në Zambaku I Prizrenit 2009 me këngën "Kohe E Shkuar". Për herë të tretë radhazi, Vushtrria përfaqësohet në këtë Festival nga këngëtari Shaban Krasniqi, kësaj radhe me komponimin e Arbër Krasniqit, me tekst të Naim Frashërit.

Në vitin 2010, publikoi albumin e tretë me titull "Vijnë Vashat".

Më 28 Nentor 2012, publikoi albumin e katërt me rastin e 100 vjetorit të shtetit shiptar.

Më datë 6 Nëntor 2014, Shaban Krasniqi publikon videoklipin "Flamuri Kombetar". Muzika e këngës u punua nga vetë Shaban Krasniqi, teksti u shkrua nga Ali Asllani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Xhevdet Gashi.

Në vitin 2015, merr pjesë në festivalin mbarëkombëtar “Gjirokastra”, bashkë me orkestrën e Ansamblit “H. Prishtina”, ku interpretoi këngën “Vushtrria”.

Më datë 31 Gusht 2015, Shaban Krasniqi publikon videoklipin "O Moj E Bukura Arberi". Orkestrimi i këngës u punua nga Naser Dula.

Më datë 24 Shkurt 2017, Shaban Krasniqi publikon videoklipin "Azem Hajdari". Muzikën dhe orkestrimin e këngës e punoi Arber Krasniqi, ndërsa tekstin e shkroi Agim Doçi.

Më datë 1 Gusht 2017, Shaban Krasniqi publikon videoklipin "Poçari". Muzika e këngës u punua nga Naim Gjoshi, teksti u shkrua nga Dritero Agolli, ndërsa për orkestrimin u kujdes Arber Krasniqi.

Më datë 29 Korrik 2018, Shaban Krasniqi publikon videoklipin "Bishtalecat Palë E Palë".

Më datë 28 Nëntor 2018, Shaban Krasniqi publikon videoklipin "Me Lule Te Bukura".

Në Qershor 2019, Shaban Krasniqi merr pjesë në Zambaku I Prizrenit 2019 me këngën "Te Marashi Po Të Pres", krijim i Arbër Krasniqi, teksti Shaban Krasniqi, orkestrimi Arbër Krasniqi.

Më datë 7 Shtator 2020, Shaban Krasniqi publikon videoklipin "Sef Kosharja".