TEKSTESHQIP

Shaban Krasniqi
Kohe E Shkuar
Lyrics

Kam pushuar, jam qetuar
Rri mënjanë e derdh lot
Me zemër të përvëluar
Me helm, me hidhërim plot.
Si zogu, kur bie e fryn
Dheu mbushet me dëborë
Nën strehë i mjeri hyn
Rri i varfër e i gjorë.

Refr.
I: Sheh dëborën që bie
Edhe zinë që ka rënë
Botë pa shije e pa hije
Dhe s’guxon të nxjerr zënë. :I
2
Më s’sheh shokë, as fis as miq
As femijë as folezë
Dhe shpresa e tij i vdiq
Iu perhap posi rezë.
Pa kokëzen e fut në gji
Mbyll sytë e hyn n’mejtime
Mejtohet e pëshpërit
Me mall shumë e mallëngjime.

Refr.
I: Sheh dëborën që bie
Edhe zinë që ka rënë
Botën pa shije e pa hije
Dhe s’guxon të nxjerr zënë. :I