>
LETERSISHQIP

Macja Mbi Cati

Një mace qimekuqe, fatin mirë e zgjodhi
Në çati qyteti, bishtin e përdrodhi
Më kot macet tjera, në sheti e ftonin
Hiqej se lëngonte, shoqet refuzonte.

Nga çatia macja, plane po sajonte
Si të kapte miun, që po e trazonte
Mjau, mjaullimën të shkurtër lëshonte
Mi-mistrecin priste, andej të kalonte.

Por miu dinak, me goxha përvojë
Vetëm bishtin pak e fuste në lojë
Sapo mace shkreta, niste bllamburiste
Mi – mistreci macen me bisht guduliste.

Macja po duronte, hiqej nuk kuptonte
Dhe bisht-gudulisja sikur e gëzonte
Tek diku kah muzgu, sytë i vezulluan
Kthetra fët - marshoi, bishtin e copëtoi.

Më pas mi-mistreci, lojën e harroi
Me bisht të copëtuar, natën e kaloi
Në mëngjes as syrin fare nuk teptiste
I bëhej se macja diku mjaulliste.

DËRGOI: