TEKSTESHQIP

Shaqir Cërvadiku
Për Heroin Shemsi Ahmeti
Lyrics

Nanë Kosovë tokë dardane
shumë djem ran për lirin tane
për kët ditë u ban lulkuqe
për me t'ba t'bukur si nuse.

Shalën trime e ke kurorë
djemt si ISA mal me borë
serbinë dridhi si gjamë deti
Komandant Shemsi Ahmeti.

Pushka e trimit dridh Majdanin
kadal shka dëgjoje zanin
jam n'tokë time s'duroi terr
me ni plumb te vras dy her.

Kush e ngreh flamurin n'Shalë
djemt e shqipes flakë e zjarrë
n'ballë u prin Komandant Shemi
granit i fort si shkëmb Preteni.

Komandant Shemsi Ahmeti
emri yt n'zemra na mbeti
je ikona e clirimtares
për krah shqipes dykrenare.

Dritë lirie brez pas brezi
o hero Shemsi Ahmeti
fale jetën për këto troje
ti ke mbet legjend Kosove

DËRGOI: