TEKSTESHQIP

Shaqir Cërvadiku
Ne Muzeun Historik
Lyrics

Eeej, ne Muzeun Historik,
Nji here shkova me nji mik,
Me bylbylin kangatare,
Dervish Shaqen ooo kosovare.
Çe koburja e Boletinit,
Vesh me serm e grykë florinit,
Paska ardh ketu n'Tiranë,
Pran herojve t'tokes nanë.
Afer shpates Skenderbeut,
Plot me zemer për atdheun,
Me t'lavdishmit bij e bija,
Ooo lum i thelle rrjedh historia.

Eeej n'Mitrovicën e Kosovës,
Ka dale fjala e Knjaz Nikolës,
Isa Begun me ma gjete,
Me armik more, ooo i nate me neje.
E ka prit e ka gostit,
E ka mbajte i nate e i ditë,
I pabesi s'njeh tradita,
I ka mbush rrugen me prita.
Me bukepremin pushka nis,
Çan rrethimin baca Isë,
T'u ja qitë tymin Cetinës,
Eee s'lidhen Agajt e Judbinës.

Eeej e kan rrah me t'egër telin,
N'Podgoricë japin haberin,
Isa begun me ma zane,
Me zane prijsin, ooo Kosovare.
Ne balle t'Ures te Ribnicës,
Ka dale Trimi i Mitrovicës,
Me dy djemtë e vet Sokola,
Isa begu nga Kosova.
Ksi azgana shtat namli,
Hije i kanë Bacls perbri,
Me qeleshe bardhë si bora,
Ooo mbi allti gati u rrin dora.

Eeej veshoviçi e ka nal,
Ndal Isa se i kam dy fjalë!
Armët e brezit me i dorëzue,
Veshoviç more, ooo ç'je ka thue!
A e di me ka po flet,
S'mi ka nal as krajl as mret,
Për trimni mos t'kofsha fal,
Armët për mu jan babë e djalë.
Nant sokolat ranë si pllumat,
Xhamadanat mbush me pluma,
Në Kosovë u dha kushtrimi,
Eeej gjallë e kam o Ise Buletinin o heeej

DËRGOI: