Tema: Poezi Për Shoqerinë

Po Pi Disa Gota Vere

Po pi disa gota vere këtë natë vjeshte
Që mushti i saj shpirtin t’ ma ndezi
Me yjet lart në qiell do kuvendoj
Deri sa të ikë nata, të vij’ mëngjesi.


Më shumë se sa dëfrehem, po shuaj mallin
Këtu tej detërash dhe oqeanesh të pafund
Ëndërroj Shqipërinë në anën tjetër të globit
...Dhe vera në detin e mallit më përkund.


Shokët e dikurshëm i kujtoj një nga një
Bëj apelin, për secilin ngre nga një dolli
Brengën-plumb të zemrës ua çoj me yjet:
Më prisni, unë shpejt tek ju do të vij!

- poezi nga Shaqir Nina


- Poezia u dërgua nga Shaqir Nina -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2