Tema: Poezi Për Shoqerinë

Eshte Koha E Te Ligut

Eshte koha e djallit dhe te birit qe bashke jane ulur,
Nder tryeza te ndyrra, si qen te uritur jane turrur,
Mallkim i hershem, i cili po na ndjek me breza,
Ku ne erresire ujqer e hiena vallzojne mbi varreza.

Erdhem ne kete bot vrastare,si qenie te bindur,
Dhe shpesh tek rropatemi,themi pse kemi lindur,
Jeta shpesh tregohet e ashper dhe e pa bes,
Dhe po dergjemi ne mjerim pa te ardhme pa shpres.

Gjithcka e ka nje durim,dhe vendoset kufiri,
Tek shikon poshtersi,dhe behet deputet qafiri,
Kur degjon per mirqenie,qe shkruhet nder letra,
Mendjen qe kerkojne te ta mbushin xhaketat e vjetra.

Eshte koha e te ligut maskarait,intrigantit me shok,
Qe poshtersite spiunlliqet,vrasjet i mblodhen tok.
Grabisin plackisin shkaterojne e nuk u behet vone,
Vjedhin me te madhe,dhe askush nuk i gjykon......

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  10