Tema: Poezi Dashurie

Vashez E Bukur.....

Vashez e bukur qe po shkon ne krua,
Hena plote reze shkelqen ne syte e tua,
Era qe fryn te valvit floket me kordela,
Aspak nuk e ndjen lodhjen nga bucela..

Bucelen ke shoqe cdo dite per ne krua,
I ndjekur nga une ,qe me shpirt te dua !
Cdo dite qe po vjen ty te shtohet gazi,
Ndersa une i mjeri plasa nga marazi......

Ndalo per nje cast,e leri nazet e kota.
Me thuaj nje here po...e le te permbyset bota,
Zemren ma ka ndezur dhe zjarri po me pervelon,
Nuk e di c'kame bere qe kaq shume me mundon.

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2