Erdha Tek Lemi I Vjeter

Tek lemi i vjeter u ktheva perseri,
Qendrova i heshtur ashtu ne vetmi,
Mu kujtuan vitet,qe s'munda ti harroja,
Mbi leme i zbathur ter gaz kur vrapoja

Tani qe jam kthyer ndjej akoma arome gruri,
Si dikur kur shihej thahej mbi kalldremin prej guri,
Sa shume e kisha pritur te vinte kjo dite,
Nga syte me rrodhen lot dhe,zemra mu trondit.

Lemin ne mes te fshatit nuk e harrova kurre!
Edhe pse u rrita dhe u bera burr,
Ky lem i vjeter gjithmon me falte gezime,
Mes duajve te grurit,femijeria ime.

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7