Errerat Qe Fryne...

Nga errerat qe fryne neve na erdhi zgjimi,
Dhe pritem ne ankth qe te behej nderrimi,
C'fare na fshehu ai vit kur marshonte turma,
Ku vajten podiumet,pse vall pushoi zhurma.

Me largimin e viteve, ngeli nje pikepyetje?
Dhe sot kerkojme te zbardhet, jemi ne pritje.
Erdhen lider te rinje ,por shpejt iken vane,
Turmat qe i mbeshteten ,neper rruge i lane.

Ja dolen kesaj radhe,por gjaku rrodhi lum,
Turmes i dhane opium,dhe e vune nje gjum,
Neper podiume mes tyre bene ndeshje,
Ashtu sic e thane,dikur ne marveshje......

Errerat fryne por mjeshtrat kthyen gunen,
Dhe ashtu me duart e pergjakur nisen te bejne punen,
Gjithe jeta na vajti si dallget ne detin e trazuar,
Akoma jetojme ditet e asaj kohe te tradhetuar.....

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3