Tema: Poezi Për Trishtim

Jam Vene Ne Udhe......

jam vene ne udhen e larget,
Se kisha degjuar per njerez dhe fate!,
U nisa i kerrusur akoma qe pa gdhire,
Pa gjume neper shtigje e monopate.

Eca sa u lodha pa pushuar aspak!
I etur i uritur trupin ndezur flak,
Ne rruge me zuri e me la mengjesi,
Por dielli qe lindi shpirtin fort ma ndezi.

Ika per te mos u kthyer me kurre,
Zemra nga dhimbjet mu be e forte si gur,
Mendova te ikja,dhe nuk duhej pritur,
Vatanin e braktisa se ishte i shitur.

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  13