Tema: Poezi Për Trishtim

Une Edhe Hija

Eci neper muzg,drita eshte tretur ne det,
Valet jan egersuar,gati prekin rete,
Mbi reren e lagur te detit zvarritem ngadal,
Se bashku me hijen time,qe me ndjek pa fjale!

Valet forte zhurmojne, e perplasen ne breg,
Ngarkuar me myshqe,guaska e dege,
Jam duke ecur per ku...?nuk e di as vete,
Prape hija nuk bene ze,dhe pse po mbytet ne det.

Shpinen shpejte ja ktheva detit te plakur,
Por hija prape po me ndjek,dhe pse eshte e lagur,
Une dhe hija ime kete nate te cmendur,
Gjithmon kur isha i vogel,ajo me ka trembur.

I fola e therrita ne emer,por ajo hesht perseri,
Dhe ashtu e heshtur me kalon permbri,
Po iken mesnata,dhe ajo eshte zgjatur,
U ktheva si dikur femije,me hapa per ta matur.

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.2 / Votuan:  6