Tema: Poezi Për Natyrën

Perendimi I Diellit

Perëndimi i perskuqur shuhet nga dal.
Kur iken dielli,une ngelem pa fjale,
Sa here me vete mbremjeve jam grindur,
Kur mendoj ne Atdheun tim,ai eshte duke lindur.

Rrezet e fundit dredhojne,dielli ka mbajtur freret
Per te ndricuar me tej, ne pjesen e erret,
Puhiza qe me perkund ,sonte kujtime me fali,
I gjendur ne kete rruge te humbur rreze ketije mali.

Dhe endrra rinie puhiza sonte me zgjohi,
Duke pare ne heshteje diellin qe perendoi,
Me pase ika nxitimthi ne rrugen e nisur,
Ne terrin e zi,me shpirtin e krisur!

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  71