Natë Me Hënë

Natë me hënë në qytetin e përgjumur,
Gurgullima e ujit të lumit natën zgjonë,
Valët rrëshqasin, e treten në heshtje,
Të lodhur pa gjumë,edhe pse vajti vonë.

Vetëm hëna çan tisin e natës së errët,
Qe rrezet e sajë nga lartë ti hedh lirishtë,
Hedh dritë mbi mua që eci si i verbër,
Rrugëve pa gjumë në ketë natë të trishtë.

Sonte mendimet më stërgjaten në heshtje,
Zhyten thellë në lumë,kryqezohen me dallgët,
Po eci i vetem ne terrin e ë kesaj nate,
Duke pritur mëngjesin,që duket i largët.

Kjo natë sonte vetëm heshtje mbjedh,
Shpirti me ronitet,një lot i vakët me rrjedh,
Thërras me te madhe,hënës i kerkoj ndihmë,
I lutem te ma ndriçojë ketë rrugëtimin tim.

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  8