>
LETERSISHQIP

I Vura Gojës Dry

I vura gojës dry, vendosa të mos flas,
Thash ta mbajë mbyllur çdo orë e çast
Mendova se për mua do të ishte më mirë
Të mos flisja fare për këtë botë të ndyrë.

Për këtë botë të padrejtë me mëkate plot,
Dhashë e mora gjatë por mundi shkoi kot.
Shpirti po me ziente dhe nuk gjeta rehat,
Ndaj e shpërtheva kyçin, vonë në një natë.

E shpërtheva kyçin se nuk duroja dot,
Se me plasën intrigat që bëhen mbi tokë.
E shpërtheva drynin, e aspak nuk gabova,
Fola sa u ngopa , dhe në shpirt u çlirova...