Tema: Poezi Për Shoqerinë

Ne Detin E Eger

Lundroj mbi valet e detit te eger,
Me barken e shpreses,shpuar tej e tej,
Perpiqem te shquaj tutje bregun,
Kekund driten e farit ne breg nuk e gjej.

Me lodhi lundrimi,dhe deti i trazuar,
Ku valet perplasen mbi barken pa pushim,
Mes resh enden zogjte e stuhise,
Qe turren me klithma,mbi valet me nxitim!

Ne brigje ,shkermbohen shkembinjte,
Nga tallazet qe ngrihen e ulen papushim,
Pushojne per ndonje cast,e nisen serish,
Mbi barken e tretur,qe lufton si bishe!

Dhe mbas stuhie mes valesh duket bregu,
Mengjezi me afron ne sfond vargmalet,
Barka fitimtare lundron e i shperfill valet,
Drejt bregut ranor,ecen e nuk ndalet.

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  11