>
LETERSISHQIP

Pashallaret Kuq E Blu

Lloj lloj soji e Sulltani te pa shpallur,
Qe nder vite na kane shtypur, e jane tallur,
Na kane shtypur e shfrytezuar aty ku me s'mban,
Ne te gjitha poshtersite kane perdor "ferman"!!

Ku fermanin ku parane, por dhe jataganin,
As nje gje nuk i ndane ne zemer me tiranin,
Te gjithe se bashku po hane me nje menu,
Dje ishin pashallare te kuqe e sote u bene blu.

Pashallare te kaleruar mbi njerez fatlum,
Qe pervec nje kore buke nuk duhan me shume,
Po shfrytezojne e po perbuzin sic kane bere gjithmon,
Se kush po vdes i uritur as u behet vone.

Ne vilat e pashallarve ushton gazi e hareja,
Jane po ato pashallar qe shkruante Kadareja,
Pashallare qe na sollen vuajtje dhe trishtim,
Qe kur linden ne Shqiperi sollen vec mallkim...