Tema: Poezi Për Shoqerinë

Jeta Nuk Ka Kthim

Erdhem pa deshire ne kete bote,
Erdhem me te qara e derdhem lote,
Kur lindem na thoshin paci fat,
Te paster si drita,pa asnje mekat.

Me tej jeta rrodhi si vale,
U rritem me kohen,hodhem shtat ngadal,
Jeta nuk ishte me ajo qe kishim nisur,
Por shpirti na plasi,si nje qelq i krisur.

Me jeten linden,pabesia,c'mira,intriga,
Dhe bota u tej mbush me zemra te liga,
Me jeten na u ndane dhe fatet,
Shpirtin qelibar e mbyten mekatet.

Jeta eshte e shkurter,dhe koha nxiton,
Por mekataret joshen nuk u behet vone,
Kur do te vije koha,do kerkojne shpetim,
Por jeta eshte nje cikel,e nuk ka me kthim.

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  11