A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Trishtim

E Mundon Funerali

Rendon mbi kolltuk me grade akademike,
Dhurate e vyer nga koha Bolshevike,
Dekoratat e shtrenjta var ne gjoks i mban,
Gdhendur lart ne mur draper dhe cekan.

Ka kohe qe pret vdekjen,thot e ka prane,
Akademiket e tjere vdiqen dhe e lane,
Ngrihet i deshperuar,dhe shpesh rrudh ballin,
Ai tash mendon vec per funeralin.

E mundon varrimi,se si do jete se di?
Kerkon dhe mbas vdekjes te kete pak lavdi,
Po njerzit do qajne qe njohti qe femije?
A do te ulet gjysem shtize flamuri kuq e zi?

Po te vdekurit si do ta presin vall?
Ai ka kohe qe po jeton me ta,e ka shum mall,
Edhe tek te vdekurit kerkon te jete ne ball,
Pa cka se disa i spiunoi i groposi te gjalle.

Ky i joni mendon eshte popull i duruar,
Se ndryshe me kohe do me kishte fluturuar,
Popull me te urte si ky nuk e gjene ne bote,
I zhvat i vret, dhe kur vdes prap derdhin lote.

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  40





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019