Tema: Poezi Për Trishtim

Ende Pa Lindur Hëna

Ende pa lindur hëna, doren mbi tastierë,
Dora e saj e bardhe lozte per mbi nota,
Ndersa i binte pianos lotet nuk pushonin,
E strukur ne nje cep,e lodhur nga bota!

Bota me per te s’kishte asnjë shije,
Edhe pse perpiqet te loze nota dashurie,
Nata ngadal po perthyet,tingujt ngrihen vale,
Muzika mplekset me lotet kristal.

Nga dritarja hyjne hena edhe yjet,
Muzika fluturon kaplon malet pyjet,
Sonte ajo loze muzike te lire,
Tingujt bashke me lotet treten ne erresire.

Perse e pyet hena,me thuaj cka ngjare?
Keshtu te deshperuar s'te kam pare me pare,
jam ketu sonte me ty,dhe si yjet te dua,
Gezohu,dhe luaj Bethovenin per mua!

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  8