Tema: Poezi Për Mërgimin

Tek Shtepija E Vjeter

Te porta e vjeter e shtepise hyra me ngadal,
Sikur ajo po me thoshte havash more djal!
Kisha kohe pa ardhur,dhe e dija qe po me priste,
U ktheva mbas vites,se dhimbja po me vriste.

Ne nje dhome ,pashe djepin qe nena me perkundi,
E preka me dore qava me lot, sa trishtimi me mundi!
Nga tjegullat e thyera myshqet varen tek dera,
Obori qe dikur kishim lozur, mbushur driza e ferra.

Rikthehem serishmi tek shtepija ime e vjeter,
Dhe mendoj jam une,apo eshte dikush tjeter,
Kur dola nga kjo porte nje femije e bindur,
E mbajta me vete ne zemer,se aty kisha lindur.

Rikthehem mbas vitesh, ku me jane thinjur floket,
U riktheva me mallin ne zemer,per njerzit e shoket,
Jeta eshte kaq e madhe,dhe ne te ka dhe ndarje,
Por ndodhe qe te c'mallesh,dhe kjo eshte ringjallje.

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  39