>
LETERSISHQIP

Mbreti Dhe Lopçari

Dikur largë shumë shumë largë
Mbretëronte një mbret sakat
Për fatin e keq në mbretërinë e tijë
Ai e gjymtonte një njeri cdo natë.

Dhe rradha i erdhi lopçarit te saharait
E lidhën xhelatët e cuan tek mbreti
Si çdo natë më parë do bëhej adeti
Asnjë nga fëmijet e tijë pa qarë nuk mbeti.

Lopçari po qahej po lutej me lot në sy
Mes lotësh i thoshte se kishte femijë
Më lerë i thosh pse me gjymtonë
Ne shtepine time ska kush punonë.

Po qesh sakat as lopët si ruaj
Do endem rrugve,dhe vetëm do vuaj
Ndajë po të lutëm më lerë të shkojë
Se nesër pa gdhirë lopët do lëshojë.

Po vazhdove gjatë njerzit duke prerë
Dije se një ditë jeta do të të behët sterë
Se s'ka kush punonë po i le si ty
Ka per tu shkatëuar gjithë kjo mbretëri.

Mbreti e dëgjoi dhe u mendua pakë
Lereni tha lopçarin se e ka me hakë
Keshtu sic e kamë nisur po thellojë mekatin
Kamë lindur sakat e tani do ndjekë fatin.