>
LETERSISHQIP

Bregu Shkëmbor

Bregu shkëmbor në luftë me dallgët e detit,
Mbi të përplasen me mijra dallgë pa meshirë,
Por nuk mposhten nga vala rrënjë kanë hedhur
Me dhjetra pemë shekullor qe kanë mbirë!

Që zogjtë shtegëtarë kur vijnë fluturimthi,
Te lodhur te ç'lodhën nga shtegëtimi i gjatë,
Pastaj në kor nisën në udhën e largët,
Duke klithur gëzushem që me natë!

Një breg shkëmbor që tretet nga dalë,
I shkumbëzuar çdo ditë nga mijra valë,
Aty ku zogjtë kur vijnë mbi pemë ndalojnë,
Që turren prekin valët pastaj fluturojnë.