>
LETERSISHQIP

Për Vitet Që Ikin

Edhe një vitë tjetër në vargun e jetës,
Kështu vitë pas viti,po shuet rinia
Mosha po më rrokulliset në honin thellë,
Tok së bashku me ëndrrat e mia!

Për vitet që ikin kujtohem cdo ditëlindje,
Pastaj mbas punes turrëm si i marr,
Ditët nuk i numëroj,muajt po ashtu,
Në dhomë nuk mbaj kurrë kalendar.

Shpesh më ndodh të çuditem me vitet,
Kthehem i vështroj një nga një me radhë,
Më pas tek i kujtoj me vete trishtohem,
Për disa prej tyre ndjejë shumë mallë!

Ja tani sot kam  ditëlindjen, une kam gëzim....
Dhe pse e di që vitet që ikin nuk kanë më kthim,
Më iku një vitë më pasë  do ikin plotë të tjerë,
Zinxhiri i viteve  me iku pa zhurme e pa nderprerë.