>
LETERSISHQIP

Atje Ku Nuk Ka Buzëqeshje

Sonte po flasë me veten time,
Mbase më marrin per të marrë!
Largohem me heshtjen time,
Dhe hapin e mbaje në një barë.

Kamë shumë për ti thënë vetes,
Çudi nga mendimi marr zjarr,
Mendja me klithë si zogu,
Kur turret mbi farën në ugar.

Flasë me vete, me gojën memece,
Ah!Sa shumë kamë për të folur,
Në trurin tim përplasen mendimet,
Buzeqeshja ime duket e lodhur.

Mbështetur duart në kokën time
Për një çast zgavra ime ka ngrirë,
Përrethë meje kurështarët,
Mendojne se jamë i pirë!

Asgjëkundi nuk shoh buzëqeshje,
Mendimet nuk më janë ndarë,
Por ata janë të ftohta, akull,
Sepse jashtë e brënda është acar.

Atje ku nuk ka buzëqeshje,
Ka dhimbje pa dyshim,
Kjo natë që po largohet,
Më mbushi me trishtim!