>
LETERSISHQIP

Sa Herë Kaloj Rrugës……..

Trishtohem sa herë kaloj rrugës pranë një azili!
Tejë xhamave të errta, shpesh shikoj një burr plak,
Vërtitet në dhomën e ngushtë si zog i zënë në lak,
Më mundon kjo pamje, vetes i vë merak!

Çdo natë e njejta skenë, po ai burr i moshuar,
Kaloj pranë dritares së tijë me sytë e mjegulluar,
Më sëmbon dicka ne shpirt, iki me vrap Veri,
Në mëndje po ai i moshuar, që emrin nuk ja di?

I heshtur, i zymtë, i ulur diku në një cep po mendohet,
Mbase në trurin e tijë e gjithë jeta i rrotullohet
Botë e fëlliqur, askush nuk e dëshiron ndarjen e krisur,
Ai shtynë ditët e fundit të jetës, vetëm i braktisur!