>
BIOSHQIP
Biografia
Eshtë lindur e rritur në Gjermani, ndonëse origjina e tij nga të dy prindërit është nga Kosova. Muzika për të është një pasion që nga fëmijëria. Sharr në moshën 14-vjeçare ka konkurruar në “DsDs Kids” në Gjermani ku edhe është pranuar, por për shkak se ishte 1 muaj më i madh se mosha që pranohej në konkurrim është përjashtuar. Sharr Braina vjen me një paraqitje mjaft me stil, duke iu përshtatur tendencave më të fundit. Për vetëm pak kohë, ai ka sjellë disa projekte të njëpasnjëshme brenda vitit 2018. Seven Saraqi është krahu i djathtë i artistit të ri, Sharr Braina.

Më datë 31 Maj 2018, Sharr Braina publikon videoklipin "Leja".

Më datë 27 Korrik 2018, Sharr Braina publikon videoklipin "Nale".

Më datë 10 Gusht 2018, Sharr Braina publikon videoklipin "Falma".

Më datë 17 Gusht 2018, Sharr Braina publikon videoklipin "Mos U Nal". Muzika e këngës dhe teksti u shkruan nga Seven Saraqi.

Më datë 21 Shtator 2018, Sharr Braina & Arjani publikojnë videoklipin "Mos U Bo Merak".

Më datë 6 Nëntor 2018, Sharr Braina publikon videoklipin "Nur Dich".

Më datë 24 Dhjetor 2018, Sharr Braina publikon videoklipin "Ke-Bo". Muzika e këngës u punua nga Armend Regjepagiqi & Darko Dimitrov, teksti u shkrua nga Aida Baraku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov.

Më datë 5 Prill 2019, Sharr Braina publikon videoklipin "Bella".

Më datë 3 Korrik 2019, Sharr Braina publikon videoklipin "Tijuana". Teksti i këngës u shkrua nga Sharr Braina.

Në Shtator 2019, Sharr Braina merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Nuk Pat Dashni".