>
LETERSISHQIP

Lakuriq, Si Fjala

Lakuriq,
si fjala.

I vetëm në natë,
hënën shoh si zbret,
e lahet në det.

Gjymtyrësh,
erë e Mesdheut
pa pramje më rreh.

Në veshin e djathtë,
më pëshpërit vala.
Në të majtin,
mali më shushurit.

Jam pirg i ëndrrës,
ku valë e mal
vidhen n'dashni...