>
LETERSISHQIP

Mbrëmë, Teksa E Përpija Qiellin...

Mbrëmë, teksa e përpija qiellin,
ndodhi një çudi,
o hanë!
Sytë e tu qeshën.
Fytyra t'u zgjat.

Nën mjekër
t'u lëvar
një copë qafë e bardhë.

Nën qafë
dy supe t'u varën
dhe ai trup i zgjatur.

Nën trup
t'u lëvarën dy këmbët e zgjuara.

Pastaj,
përnjëherësh filloi një shpërbërje e vogël,
dhe shputat e tua u bënë karafilë të kuq,
që qiellit përposhtë binin.

Pastaj,
filloi një shpërbërje e madhe.
T'u shpërbënë këmbët,
e karafilë të kuq, qiellit përposhtë binin
me qindra.

Pastaj
t'u shpërbë dhe trupi,
dhe supet t'u shpërbënë, dhe qafa...,
dhe karafilë të kuq
qiellit përposhtë binin
me mijëra...

Kur ula kokën, ta shoh veten,
o hanë,
u gjeta karafil i bardhë,
mbi një qylym të kuq karafilash,
të gjatë e të gjërë pa fund.

Pastaj…,
pastaj nata vazhdoi të rrugëtojë
mbi vesë karafilash,
dhe ti,
synë, ma shkele…