A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Këngë Për Dritën E Zemrës

Ballë
që përthith
gjithë vëmendjet
e çdo sekonde.

Sy të blerimtë,
që janë folẻ zogjsh
që sapo lindin vdesin,
por ku çast për çast
lindin e vdesin
edhe zogj të tjerë,
e të tjerë, e të tjerë...

Harqe vetullash,
si të pikturuara
me dorën time të majtë,
mbi një hundë,
ku përthehen
gjithë dëshirimet e këtij çasti,
gjithë dëshirimet e kësaj drite t’prarimtë.

Gojë që s’është më gojë,
po grykë amfore,
në lëng shege larë.

Tinguj ngazëllimesh -
sonatë deliri
mbi aurorën e kokës.

Grunajë flokësh,
e derdhur, e derdhur,
ku ndalojnë,
e hanë,
e cicërrojnë,
gjithë shpendtë e dritës,
gjithë qenësitë e ndijimit.

Fytyrë e lëmuar, e butë,
më e bardhë se e bardha
e syrit të mëngjesit.

Oh, trup gruaje -
lakuriqësi e përkryer e bukurisë,
që lëviz ndijueshëm
dhe përthehet, përthehet, përthehet,
derisa i vë në qarje
sytë e mi t’përmjegullt...

- poezi nga Shazim Mehmeti


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018