>
LETERSISHQIP

Vlim

I kam ndigjue
shtërzimet e gjata t'natës,
n'çastet e fundit
t'shtatzanisë shenjte,
dhe kam qa.

I kam pa
edhe kambët e vogla t'mëngjesit,
n'lindjen e tij praptas,
dhe kam qa.

Kam vlue n'zemër -
lotë gjaku kam derdhë,
kur kam pa
si bahet dritë
mishi i territ...