A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Jetim Nuk Jam

Jetim nuk jam
Baba e Nënë i kam,
njëri i sëmur në shtrat,
E tjetra e verbër e sakat.

Një kasolle lopësh
e kemi shtëpi.
Shiu trupin na lan,
E Boren e kemi jorgan.

Urinë, -- e kam Nënë
ajo çdo ditë më përqafon,
Papunsin e kam Baba,
mi lidh këmb e mi lidh krah.

Me skamjen u martova
Kur isha fëmijë,
E për dasëm më erdhi
breshëri me gjithë shi.

Mjerimi është vëllai im i madh
Motrën e quajnë ; zhgënjime,
Dua s'dua
kjo është jeta ime.

- poem written by Shefik Arifi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  496





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018