Shefik Arifi Poezi
Shefik Arifi

Tema: Poezi Për Nënën


Malli I Nënës

Ika atë natë, pa shumë bujë
Ti më përcolle në fund të katundit
Ika ndoshta me rrëmujë
Po nuk ishte takimi i fundit.
Dhe nëna prap me ëndrra fle
Çmallet me fotografinë duke më parë
Çdo natë, në ëndërr ajo më sheh
Nëna me shpirtin e vrarë.
Kemi kohë që s'jemi parë
Më pret te vij, ti më pret mua
Lotët te sytë s'të janë tharë
Se malli ynë, kaq vjet s'u shua.

- Poezi nga Shefik Arifi


- U dërgua nga Shefik -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0