A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

I Pasuri

Grumbullonte pasuri
këtu ca depo e atje ca shtëpi,
e pastaj i thoshte vetit
tani ti, veqë ha e pi...

Kur një ditë troket dera
ishte një jetim fëmijë,
a më jepë një kafshat bukë
o i pasuri njeri ....

Ik largahu nga këtu
se për ty unë s'kam punu,
gjithë çka grumbullova mor fëmijë
është për mua e s' është për ty.

Kokë ulur duke qarë,
ikë fëmija nëpër baltë.
Ja mbylli portën e la në shi,
I thoshte vetës ha e pi.

Ani pse me djers se ki,
për të varfërin mos qajë kokë
se ajo është tjetër botë...

Shkuan ca Muaj e ca Vjetë,
e na bie një Termet,
Rrafsh me Tokë bëri gjithçka
asnjë shenjë nga i pasuri nuk la.

U ulë tek Porta e godiste kokën,
kush më jep mua lëmosh,
Unë as jetimit , Fëmijë,
si kam dhënë as edhe një grosh.

Ja që vjenë për gjithë një ditë,
Vetë -- vetës ti pëshpërisi,
Pasurin,-- Sot e ke e neser ik,
Jeto me të varfërin, jeto me mikë.

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  253





teksteshqip.com © 2007 - 2017