>
LETERSISHQIP

Erdhe Si Gjysmë E Hënës

Të thashë, se vetmia të vret
Kur u njohëm atë të hënë
Po ti erdhe dhe me shpejt
Se rrugën s'e kishe të zënë.

Më erdhe në rrugën e zemrës
Se ajo s'është rrugë e kotë
Më erdhe si gjysma e Hënës
Për t'u bërë Hënë e plotë.