>
LETERSISHQIP

Mos Harro Bir!

Tim bir e mora me vete unë,
Që ta njihja me një mik.
Ai më ka bërë të mira shumë,
Dua ta njohësh para se të kem ik.

Ky është një njeri, mor bir,
Që nuk duhet ta harrosh asnjëherë!
Një jetë më ka bërë veç mirë,
Është me një shpirt plot vlerë.

Sa herë, bir, këtej të të sjellë jeta,
Afrohu e takoje ketë burrë!
Tek ai gjithmonë hapur derën e gjeta,
Dhe s'më braktisi mua kurrë.

Ka ca njerëz, mor bir, në ketë botë,
Që i japin jetës shumë kuptim.
Të qëndrojnë pranë kur ti derdh lot,
Dhe s'blihen me asnjë çmim.