A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

I Pa Shpresë

Më rrethonin grumbuj njerëzish
që shtrydheshin si mjegull e dendur
nëpër rrugët e mbyllura, nga muret e larta, e unë :
nuk zotoja dot ketë qytetë të ri,
humbja mbrenda mureve me Gurë të zi.
I pashpres do të thoshe edhe ti.

Sa mëkat, jo nuk e zotërojë dotë ketë Qytet të ri
pa pritur tretem diku në mbrendi,
dhe mbulohem nga ato shtëpi të larta,
Që më gëlltitin si Ujku Qengjin e zi
që ndahet nga tufa e deleve në vetëmi.
I pa shpres do të thoshe edhe ti

Si kureshtar shikojë qati më qati
mendoja, po sikur të njihja unë ti
e të qliroja nga pranga e zingjir
Dhe ketë mjegull që të mbulon si korb i zi,
që ta humb atë bukuri, e të të vëja kuror mbi krye.
Pastaj më kaplonte heshtja e strukesha në Gjaketën time i zhitur thellë e më thellë në mendime.
Po nuk lexojë dotë ato emra që të kam dhënë ty,
sikur ndryshokan shkronjat, nga ato që mësova kur isha fëmijë.
Kështu zhytesha thellë e më thellë
në rrugët e gjëra pa kufi.

I pa shpres do të thoshe edhe ti

2000

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  382





teksteshqip.com © 2007 - 2017