A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Pse Nderton Mure O Njeri?

Për ca treja e të rinjë
që tani ju duket çudi,
kur shohin që mure
ndërtohen përsëri.
Jan shkruar histori
për mure që sjellin ndasi,
po nuk mësoka i ziu njeri.
Na ishte një Mur,
por jo thjesht Mur
por i ndertuar me xhemba
e i ndertuar me gurë,
i spërkatur nga Gjaku
i atyre që se pranuan kurrë.
Filloj si një ënderr
shpejtë u bë realitet,
për dekada të tëra
e vuajti jo vetëm një shtetë.
Ndau vellëzer e miqësi
ndau qytetë e shoqëri,
po nuk mësoka kurr i ziu njeri.
Mbase po mendon që ki Mur,
Ishte në vende pa zhvillim,
jo mor jo -- ishte në Berlin.
Aty ku civilizimi kulmin arriti,
por i ziu njeri Mure me xhemba ngriti.
Erdh një ditë kur Muri
u shemb për dhe
sot kjo datë festohet
me të madhe ndër ne,
po nuk mësoi i ziu njeri
se mure tjera po ndërton tani.
Sapo fillojë ndërtimi në Hungari
vrapuan ta kopjojnë të tjerët si një,
por unë kam frikë -
dhe e themë përsëri,
prap nuk ka mësuar i ziu njeri.
Me xhemba e mure
nuk fitojmë dotë liri,
as duke ja mohuar,
mbështetjën një refugjati hallegji.
Them se tani është koha
për ura o njeri,
e jo për mure me xhemba
që sjellin ndasi.

- poem written by Shefik Arifi


Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  322





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018