A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Lamtumirë O Nënë

Atë ditë kur ika unë,
ti u shtange si një gur.
dhe kur mali më mbuloi
zemra jote drithëroi.

Duart në gji, e sytë me lot
ashtu të shikoj edhe sot.
Sa herë ndahemi ne të dy,
gjithmonë lot kemi në sy.

O Nëna ime shpirt flori,
kur jam larg unë nga ti
edhe dielli më duket shi,
mezi pres të vij aty.

Po kur jemi bashkë moj nënë,
mbushet shpirti plot ngrohtësi
si dikur kur isha fëmijë,
në çdo cep, ka veç dashuri.

Dashuri që vjen nga nëna,
e më ngoh, trup e shpirt,
dua ta ruaj thellë përbrenda,
si një dritë, në errësir.

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  649





teksteshqip.com © 2007 - 2017